Shpallen rezultatet: Nisma s’e kalon pragun, këto janë votat përfundimtare të VV-së, LDK-së, PDK-së e AAK-së

Share Messenger

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka shpallur rezultatin e zgjedhjeve të gjashtë tetorit.

Daka fillimisht ka treguar statistikat e përgjithshme.

“Janë statistikat e përgjithshme, numri i votuesve të regjistruar ka qenë një 1 milion e 961 mijë votues. Numri i votuesve që kanë votuar jashtë vendvotimeve është mbi 50 mijë dhe pjesëmarrja në votime është 44,72%. numri i pranuar i fletëvotimeve të vlefshme është 844.121 fletëvotime, të pavlefshme 25.485 fletëvotime”, ka thënë ajo.

Ajo ka treguar edhe rezultatet e subjekte politike.

“Rezultatet sipas subjekteve politike janë: Lëvizja Vetëvendosje ka fituar gjithsej 220.811 vota ose 26,29%, LDK-ja 206.458 ose 24,458%, PDK-ja ka 178.645 ose 21,163%. AAK-PSD ka 96.883 vota ose 11,47t%, Lista Serbe 57.015 vota ose 6,74%, Nisma-AKR-PD 42.072 vota ose 4.984%”, tha Daka.

Share Messenger

Më të lexuarat