Si ‘u djersit’ Vucic pas kërkesës së Grenellit

Share Messenger

‘Pranoje Kosovën’, kjo është kërkesa që Richard Grenell, njeriu i Donald Trump, ia bëri Aleksandar Vucicit në takimin që e patën.

Mediumi serb Kurir ka njoftuar se Presidenti Serb Vucic mezi e mori vetën pas kërkesës që ia bëri Grenell, e që ishte e qartë se Serbia duhet ta njohë Kosovën.

Këshilltarja për media e Vucic madje ka thënë se në takimin me përfaqësuesin Special të Trumpit ka ndodhur diçka e çuditshme.

“Vucic ka mbajtur shënime për vete”, ka thënë ajo.

Tutje, ajo bëri të ditur se Vucic pas daljes nga takimi nuk ka folur me askënd nga stafi i tij, pasi që mezi e mori vetën.

E lidhur me këtë takim në mediat serbe po raportohet se njeriu i Donald Trump i ka kërkuar Vucic që të njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Sidoqoftë, Vucic më vonë u shpreh se ai nuk mund të pajtohet aq lehtë që ta njohë Kosovën, pasi që sipas tij, nuk mund t’ia bëjë këtë popullit serb.

Share Messenger

Më të lexuarat