Skandali i trajnerit serb Ljubisa Tumbakovic merr vëmendje në Angli, ‘BBC’ raporton për incidentin

Share Messenger

Përfaqësuesja e Kosovës barazoi me Malin e Zi 1:1 në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Para nisjes së ndeshjes e cila u zhvillua në Podgoricë, trajneri serb i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic dhe futbollistët Mirko Ivanic dhe Filip Stojkovic bojkotuan ndeshjen.

Gjithë ky injorim i kushtoi Tumbakovicit me shkarkim nga Federata e Futbollit të Malit të Zi, ndërsa dy futbollistët serb të sipërpërmendur do të vazhdojnë të luajnë me malazezët.

‘Skandali’ në fjalë ka bërë bujë edhe në mediet britanike.

Image
“BBC” ka përqëndruar vëmendjen te shkarkimi i Tumbakovic, teksa ka përmendur edhe refuzimin e futbollistëve nga Serbia, Stojkovic dhe Ivanic.

“Federata e Futbollit të Malit të Zi e ka shkarkuar Tumbakovicin. Vendimin e tij për të mos u paraqitur në fushë e ka parë si ‘surprizë të pakëndshme”, shkruan në mes të tjerash “BBC”.

Ndryshe, në grupin A, lider është Anglia me gjashtë pikë, e ndjekur nga Çekia me tre pikë, kurse Kosova, Bullgaria dhe Mali i Zi marrin vendet e mëposhtme me nga dy pikë.

Share Messenger

Më të lexuarat