Super-Aro Muric, bëhet portieri i parë që e arrin këtë sukses kundër Harry Kane

Share Messenger

Kanë kaluar rreth 70 minuta lojë në ndeshjen Angli – Kosovë.

Rezultati momental është 5:3 për Anglinë në “St Mary’s Stadium” në Southampton.

Sulmuesi Harry Kane ka dështuar të shënojë disa minuta më parë nga pika e bardhë përballë portierit Aro Muric.

Në 15 penalltitë e fundit të Kane, sulmuesi i Tottenhamit ka dështuar vetëm sonte.

Kështu, Muriçi bëhet portieri i parë që ia mbron Kanes penalltinë që prej shkurtit të vitit 2017.

Anglia është nikoqire e Kosovës në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2020”./

Share Messenger

Më të lexuarat