Trajneri i Aglisë mesazh Kosovës: Jeni përballë super yjeve të klasit botërorë

Share Messenger

Nesër do të zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë.

Gareth Southgate ka paralajmëruar se Anglia e ka sulmin e klasit botëror me Harry Kane, Raheem Sterling dhe Marcus Rashford në përbërje, një ditë para ndeshjes kualifikuese kundër Kosovës në Southampton.

Kosova e viziton Anglinë të martën, pas një fitoreje të jashtëzakonshme kundër rivalit të drejtpërdrejt për vendin e dytë, Republikës së Çekisë, në fundjavë në Prishtinë.

Kombëtarja dardane do të përpiqet ta ruajë ecurinë e përkryer prej 15 ndeshjeve pa humbje, si dhe pozitën e dytë në Grupin A kualifikues, të cilën e mban me 8 pikë, dy më shumë se Çekia.

Harry Kane shënoi het-trik në fitoren e Anglisë 4:0 ndaj Bullgarisë të shtunën, duke e mbajtur kombëtaren e “Tre luanëve” në krye të tabelës në Grupin A me 9 pikë nga tri ndeshje.

Kane përkrahet nga Raheem Sterling dhe Marcus Rashford në vijën e sulmit të Anglisë, me Jadon Sancho and Callum Hudson-Odoi që po ashtu janë në planet e Southgate.

“Mendoj se ata janë vërtet të mahnitshëm”, tha Southgate për sulmuesit te tij të hënën.

“E mbaj në mend kur shkuam në Spanjë dhe mendoja ‘Kjo do të jetë një ndeshje e vështirë’, por kur e shikova treshen sulmuese të tyre dhe treshen sulmuese tonë atë natë, ndjeva se ne ishim të fortë’”, shtoi ai.

“Më duhet të them se ne i kemi edhe Sanchon dhe Hudson-Odoi, të cilët do luftojnë (për një vend titullari), prandaj mendoj se për ne është ngazëlluese”.

Pa dyshim, përballja e së martës mbrëma në orën 20:45 kundër “Tre luanëve” do të jetë ndeshja më e rëndësishme deri tani për verdhekaltrit. Për më të tepër, Anglia do të jetë Kombëtarja më e madhe, si dhe e renditura më së miri në FIFA (4) me të cilën Kosova do të ketë pasur punë që prej pranimit të saj në UEFA dhe FIFA më shumë se tre vjet më parë.

Share Messenger

Më të lexuarat