Trajneri i Anglisë: Do të ndeshemi me një Kosovë të fortë

Share Messenger

Trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate ka thënë disa fjalë interesante për Kosovën në prag të ndeshjes së nesërme.

“Dardanët” u shkojnë “Tre Luanëve” nesër mbrëma me fillim nga ora 20:45, në përballjen e vlefshme për kualifikimet “Euro 2020”.

Në vlerësimet e tij para ndeshjes, Southgate ka thënë se ka qenë i impresionuar nga ajo që ka parë nga djelmoshat e Bernard Challandesit deri tani.

“Pres që kjo ndeshje të jetë një prej testeve më të vështira me të cilat do të përballemi tërë sezonin,” tha fillimisht Southgate.

“Kosova mposhti Çekinë në fundjavë dhe besoj se ata janë rivalët më të përafërt në grup për neve.

“Do të ndeshemi me një skuadër shumë të mirë, me disa lojtarë dinjitoz individual që luajnë në disa liga të rëndësishme evropiane dhe, sigurisht, ata kanë krenari të jashtëzakonshme për atë që është një shtet relativisht i ri.

“Kam qenë vërtet i impresionuar me ndeshjet e tyre në grup deri tani, dhe poashtu me paraqitjet e tyre në Ligën e Kombeve fushatën e kaluar.”

Share Messenger

Më të lexuarat