Trump uron Presidentin Thaçi

Share Messenger

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar sot një telegram urimi nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.Në këtë telegram thuhet se populli amerikan i bashkohet urimeve të Presidentit për popullin e Kosovës në përvjetorin e 12 të pavarësisë.“Ne urojmë Kosovën për zgjedhjet demokratike të zhvilluara në tetor dhe vlerësojmë vazhdimin e përpjekjeve për të rritur paqen, sundimin e ligjit dhe mirëqenien për popullin e Kosovës dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në telegramin e Trump drejtuar presidentit Thaçi.

Presidenti Trump i ka uruar suksese presidentit Thaçi edhe sa i takon dialogut Kosovë-Serbi.
“Ne iu urojmë sukses në vjetet e ardhshme, derisa jeni të fokusuar për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, forcimin e sundimit të ligjit dhe krijimin e parakushteve për forcimin e sektorit privat”, ka shkruar ai.Më tej Trump shkruan se e ardhmja e Kosovës do të jetë e ndritshme.

Ky është telegrami i plotë i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dërguar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi:I nderuari President Populli Amerikan dhe Unë së bashku, urojmë të gjithë qytetarët e Kosovës për 12 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Lidhjet e fuqishme në mes të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara janë farkëtuar nga përkushtimi i përbashkët për bërjen e Kosovës vend sovran, të pavarur, multi-etnik dhe demokratik. E përgëzojmë Kosovën për zgjedhjet demokratike në muajin tetor dhe mirëpresim angazhimin e vazhdueshëm për të çuar përpara paqen, drejtësinë dhe prosperitetin për popullin e Kosovës si dhe tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ju dëshiromë sukses në vitin që ka filluar në fokusimin tuaj në normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, në forcimin e sundimit të ligjit si dhe në krijimin e kushteve për zhvillim sa më vibrant të sektorit privat. E ardhmja e vendit tuaj është e ndritshme. Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për marrëdhëniet e fuqishme bilaterale, të mbështetura në punën e vyeshme të popullatës tuaj dinamike dhe në përcaktimin e përhershëm për vlerat tona të përbashkëta.

Share Messenger

Më të lexuarat