U21: Kosova humb nga Anglia, merr dy gola

Share Messenger

Kombëtarja e Kosovës U21 ka pësuar humbje në udhëtimin në Angli, por ka regjistruar një paraqitje mjaft dinjitoze.

Ndeshja ndërmjet Kosovës U21 dhe Anglisë U21 ishte e vlefshme për grupin 3 të kualifikueseve drejt Euro 2021, dhe i takoi anglezëve, me rezultatin 0:2.
Golin e parë në këtë takim e realizoi ylli i Manchester City, Phil Foden, i cili shënoi në minutën e 25’ të takimit.

Kosova nuk qëndroi inferiore ndaj Anglisë dhe krijoi edhe rastet e saja. Më i miri ishte ai i Mujës, i cili goditi shtyllën nga afër, në portën e zbrazur.

Edhe për vulën e rezultatit u kujdes Foden, i cili shuajti shpresat e kosovarëve në minutën e 91′ të takimit, për tri pikët e Anglisë.

Pas kësaj ndeshje, Kosova mban pozitën e dytë, me 6 pikë pas tri ndeshjeve, kurse Austria është lidere me po aq pikë, por me një ndeshje më pak, sikur Anglia që mban pozitën 3.

Share Messenger

Më të lexuarat