Veç Milot Rashica vlen sa e gjithë Kombëtarja e Bullgarisë

Share Messenger

Milot Rashica konsiderohet si një prej futbollistëve më në formë të Përfaqësueses së Kosovës, madje ai vlen sa e gjithë Kombëtarja Bullgaren, me të cilët, djemtë tanë do të përballen sot.

Futbollisti që karrierën e tij si futbollist profesionist e nisi në Vushtrri, sot është pjesë e klubit të madh gjerman, Werder Bremen. Ai edicionin 2018-2019 e mbylli me 30 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat, me 12 gola dhe 6 asistime.

Sot, sipas ‘Transfermarkt’, ai vlen 20 milionë euro, ndërsa Kombëtarja Bullgare vlen 19,95 milionë euro.

Ndryshe, Kosova sonte do të përballet me Bullgarinë në kuadër të eliminatoreve “Euro2020” ndeshje e vlefshme e grupit A.

Ndeshja nis nga ora 20:45 dhe zhvillohet në stadiumin “Vasil Levksi Stadium”.

Share Messenger

Më të lexuarat