Vetëvendosje tregon si ndodhi aksidenti i Albin Kurtit

Share Messenger

Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar për një aksident që ka ndodhur në aksin rrugor Tiranë – Durrës, e ku u raportua se është përfshirë vetura e liderit të kësaj partie, Albin Kurti.

“Gjithçka është në rregull, ka qenë një aksident pa lëndime njerëzore”, thonë nga VV.

Kurti qëndroi në Tiranë mbrëmjen e sotme për ta festuar fitoren e VV’së në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Një media në Shqipëri në mbrëmjen e sotme raportoi se vetura e Kurtit ka goditur një veturë të Policisë së Shqipërisë.

Aty u publikuan pamje ku shihej një automjet tip “Volvo” që kishte goditur në anën e pasme një automjet policie.

Share Messenger

Më të lexuarat