Video FishMedia: Aeroporti i Prishtinës shënon udhëtarin e dy miliontë një muaj më herët se viti paraprak

Share Messenger

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’, ka shënuar udhëtarin e dy miliontë. Ky numër udhëtarësh i procesuar përmes aeroportit vitin e kaluar ishte arritur në fillim të muajit dhjetor, trasnmeton FishMedia.info.

Prandaj duke parë këtë trend të rritjes së numrit të udhëtarëve, menaxhmenti filloi me investime shtesë duke investuar rreth tre milionë euro në pajisje dhe mjete për procesim të udhëtarëve si dhe në burime njerëzore në mënyrë që të ketë kapacitetin e plotë në ofrimin e shërbimeve sa më kualitative dhe në përputhshmëri të plotë me standardet ndërkombëtare të sigurisë.Numri i udhëtarëve është rritur për 10.75% krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar ndërkaq numri i fluturimeve është rritur për 13.9%./FishMedia/

Njëzet vjetori i Aeroportit të Prishtinës "Adem Jashari ": Sfidat dhe të arriturat

Njëzet vjetori i Aeroportit të Prishtinës "Adem Jashari ": Sfidat dhe të arriturat

Gepostet von Fishmedia.info am Freitag, 25. Oktober 2019

Share Messenger

Më të lexuarat