Zbulohet kushti i Barcelonas për rikthimin e Neymar

Share Messenger

Ish-zv.presidenti i Barcelonës, Jordi Mestre, tha se Neymar duhet t’i harrojë festimet e ditëlindjeve në Brazil, nëse do të kthehet në “Camp Nou”.

28-vjeçari është përfolur për një ribashkim me katalanasit, sidomos verën e kaluar, pas largimit nga kampionët e La Liga-s drejt PSG në vitin 2017, duke vendosur rekordin botëror të transferimeve të futbollistëve (222 milionë euro).

I pyetur për Neymar, Mestre, i cili dha dorëheqjen në korrik, i tha “Mundo Deportivo”: “Lojtarët e kërkuan atë, por nuk bënë presion ndaj klubit. Në aspektin sportiv ai mund të kthehej, por me një seri kushtesh.

Së pari, PSG duhej të pajtohej me këtë transferim. Së dyti, ai do të duhet të tërhiqte padinë ndaj Barcelonës dhe të pranonte publikisht se kishte gabuar me këtë veprim. Pas kësaj, të gjitha festat e ditëlindjes në Brazil duhej t’i harronte e ndalonte. Kishte lojtarë nga skuadra e ekipit të parë që hanin e pinin me të, por nuk e kishin idenë se ai dëshironte të largohej. Pra, nuk ishte treguar i hapur me skuadrën, ku bënte pjesë. Duhej një kërkim faljeje edhe për ata”, ka thënë Mestre për Neymarin.

Share Messenger

Më të lexuarat