Zidane sulmuesin e Realit e krahason me Ronaldon

Share Messenger

Trajneri francez Zinedine Zidane ka dhënë fjalë të mëdha për sulmuesin e Real Madridit Karim Benzema. Francezi ka thënë se Benzema renditet së bashku me Cristiano Ronaldon në historinë e Real Madrid.

Sulmuesi francez shënoi dy gola në fitoren e thellë të Realit ndaj Galatasarayt me rezultat 6:0 të mërkurën në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

“Numrat flasin vetë,” tha Zidane për bashkatdhetarin e tij.

“Ata që pëlqejnë futbollin e dinë se ai është një lojtar me cilësi. “Ai është i rëndësishëm për ekipin, për sulmin, ai e bën atë shumë mirë.”

“Ai tani është si Cristiano Ronaldo në historinë e këtij klubi.” Ai është duke bërë diçka të mahnitshme dhe ne thjesht duhet ta shijojmë atë dhe të shfrytëzojmë sa më shumë” ka thënë Zidane.

Share Messenger

Më të lexuarat